Ballina Aktualitet PD, Tabaku: Tarifat e studentëve u rritën me VKM, protesta e ligjshme

PD, Tabaku: Tarifat e studentëve u rritën me VKM, protesta e ligjshme

Me pyetjen: Përse protestojnë studentët?, deputetja e PD Jorida Tabaku reagon përmes një postimi në facebook në lidhje me protestën e studentëve sot para ministrisë së Arsimit. Ndërsa e konsideron reformën e Arsimit si mëmë të të këqijave, Tabaku shkruan se ajo prodhon ndër të tjera edhe rritje tarifash për studentët.

“Mëma e të këqijave sot është Reforma e Arsimit që prodhon ndër të tjera edhe rritje tarifash për studentët. Kjo Reformë qe ogurzezë për studentët dhe ndonëse opozita e kundërshtoi dhe replikoi ashpër me qeverinë sërishmi kokëfortësia dhe makutëria e mazhorancës fitoi. Dy probleme kishte reforma; së pari zhdukte autonominë e Universiteteve dhe së dyti krijonte të gjitha kushtet që qeveria të shtrenjtojë tarifat për studentët duke shkatërruar kështu arsimin publik në shërbim të interesave klienteliste private.” -shkruan Tabaku.