Ballina Politikë PD, Tabaku: Reforma territoriale ka dështuar

PD, Tabaku: Reforma territoriale ka dështuar

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku deklaroi se reforma territoriale ka dështuar gjatë konferencës së rajoneve Shqipëri-BE.

“Reforma territoriale ka dështuar. Me rëndësi është që qytetari të jetë ne krye të shërbimeve. Për reformën territoriale opozita nuk u dëgjua. Ligjet për Territorialen janë të shkruara keq, pasi ka mungese vizioni. Bashkitë çojnë 116 milionë euro vetëm për pagat dhe nuk mund të bëjnë investime, por po detyrohen te rrisin taksat. Pagat e arsimit janë transferuar për bashkitë. Investimet në arsim iu shkon pushtetit vendor. Qarqet janë zhveshur nga kompetencat. Teatri Kombëtar është kthyer në një çështje të rëndësishme. Miqtë e mi europian e dinë se kush është kontraktori. Çështja e Teatrit është shembulli më i mirë se si qeveria shkel me të dyja këmbët ligjin dhe këshilli bashkiak është zhveshur nga përgjegjësitë,”- tha Tabaku.

Tabaku gjithashtu  theksoi gjatë fjalimit të mbajtur se ligjet për ketë reformë janë të shkruara keq dhe se ka mungesë vizioni.