Ballina Politikë PD, Tabaku për buxhetin 2019: Lëmoshë që nuk projekton zhvillim

PD, Tabaku për buxhetin 2019: Lëmoshë që nuk projekton zhvillim

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sot në një deklaratë për mediat, mbi buxhetin 2019, i cili pak më parë u prezantua nga ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj.

Sipas deputetes Tabaku ky është një buxhet i njëjtë me katër vitet paraardhës, i cili nuk projekton zhvillim dhe mirëqenie, por lëmoshë për qytetarët dhe taksim të rëndë për bizneset, pasi shqiptarët paguajnë më shumë taksa se çdo vend në Ballkan.

“Buxheti i 2019 nuk parashikon më shumë të ardhura në xhepin e shqiptarëve, sipas raporteve vendase dhe të huaja bizneset paguajnë taksat më të larta në raport me xhiron që këto biznese kanë dhe kjo është arsyeja që 45 biznese mbyllen çdo ditë dhe kjo qeveri për gjashtë vite nuk aplikon politika fiskale. Asnjë investim, masë apo projekt për hapjen e vendeve të reja të punës,”- u shpreh më tej deputetja e PD gjatë deklaratës.

Tabaku gjithashtu theksoi edhe se buxheti i ri trajton në mënyrë qesharake arsimin dhe shtresat në nevojë, ndërsa ka përgjysmuar fondin për ish- të përndjekurit politikë si dhe fevorizon e pasuron një grusht njerëzish pranë kryeministrit Edi Rama.