Ballina Aktualitet PD, Tabaku: Mazhoranca pengon integrimin në BE

PD, Tabaku: Mazhoranca pengon integrimin në BE

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, fajëson mazhorancën për mos integrimin e vendit në BE.

Tabaku shkruan se dështimi i mazhorancës pasqyrohet në progres raportet e KE, ndërsa thekson se kryeministri Edi Rama dëshiron më shumë të inkriminuarit në bashki sesa vetë integrimin në BE.

Deputetja demokrate shprehet se Rama është i vetëm dhe se Shqipëria është i vetmi vend ku Integrimin e pengon qeveria.