Ballina Aktualitet PD, Tabaku i përgjigjet kryeministrit Rama: Nuk frikësohemi nga askush

PD, Tabaku i përgjigjet kryeministrit Rama: Nuk frikësohemi nga askush

Partia Demokratike i është përgjigjur përmes Jorida Tabakut paralajmërimit të kryemistrit Edi Rama për proceset gjyqësore ndaj opozitës nën akuzën e shpifjes. Përmes një postimi në Facebook, Tabaku shkruan se “kush mendon se frikëson opozitën me gjyqe e presionin e gjykatës duhet ta dijë që ajo nuk thyhet.”

“Asnjë hap pas! Kush mendon se frikëson opozitën me gjyqe e presionin e gjykatës duhet ta dijë që ajo nuk thyhet, – shkruan Tabaku. – Kush mendon që do mbyllë gojën e opozitës për të fshehur të vërtetën nuk e ka kuptuar që fundi i çdo tiranie është i keq. Opozita nuk i frikësohet askujt, aq më tepër atij që i frikësohet qytetarëve dhe fshihet në protesta.”