PD sulmon Ballën: “Skllav i krimit, nuk heqim dorë nga mbrojtja e Kushtetutës”

30

Partia Demokratike ka reaguar ndaj fjalës së Taulant Ballës në Kuvend ku ky i fundit u shpreh se Ilir Meta dhe faktori i opozitës janë kundër çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Kjo deklaratë duket se nuk e ka lënë indiferente Partinë Demokratike. Reagimi ka ardhur nga Gazment Bardhi i cili me një status në Facebook e ka cilësuar Taulant Ballën si shtojcë dhe skllav të krimit.

“Taulant Balla është mësuar të jetë shtojcë e krimit, përmes të cilit ka vënë pasuri të paligjshme. Ai as nuk mund ta kuptojë, as nuk mund ta pranojë që ne, qytetarët e lirë të ketij vendi, të bëjmë çdo sakrificë për mbrojtjen e Kushtetutës. Skllavi i krimit, që nisi karrierën politike i sponsorizuar nga trafikantë droge dhe e vazhdon si i tillë, është i dështuar në diversionin e tij banal.”-ka shkruar Bardhi

Gjithashtu Bardhi ka shkruar se detyra për të mbrojtur Kushtetutën dhe të drejtat themelore është një detyrë nga e cila nuk do të hiqet dorë.

Është detyra jonë që, si europianë të vërtetë, të mos heqim dorë nga mbrojtja e të drejtave themelore dhe nga mbrojtja e Kushtetutës.”-tha ndër të tjera ai.