Ballina LAJME PD, Strazimiri: Dosja “339”, radiografia e pushtetit të lidhur me krimin, në...

PD, Strazimiri: Dosja “339”, radiografia e pushtetit të lidhur me krimin, në shërbim të krimit

Për Partinë Demokratike, dosja “339” është radiografia e pushtetit të lidhur me krimin, në shërbim të krimit. Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti demokrat Gent Strazimiri tha se zbardhja deri në fund e krimit elektoral në dosjen “339” është e panegociueshme, duke ritheksuar domosdoshmërinë e arrestimit të kryebashkiakut durrsak Vangjush Dako.

“Arrestimi i Vangjush Dakos, bashkëpunëtor me bandat për blerjen e votës, është hapi i parë i domosdoshëm,” – u shpreh deputeti Strazimiri. “Në përgjimet e dosjes “339” është faktuar simbioza e pushtetit me krimin, përmes komunikimit sistematik me bandat të Vangjush Dakos, udhëheqësit politik të fushatës në Durrës, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, respektivisht për të siguruar përkrahjen e ndërsjelltë, përmes favoreve të ndërsjellta duke shprehur në fund edhe mirënjohjen e ndërsjelltë për “zgjidhjen e halleve” të ndërsjellta,” – ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratike.