Ballina LAJME PD, Salianji: Mos shtyni vettingun e politikanve

PD, Salianji: Mos shtyni vettingun e politikanve

Në mbledhjen e këshillit të legjislacionit për vettingun në politikë, deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji tha se vettingu i politikanëve s’duhet shtyrë as edhe një moment më shumë.

Ai u shpreh se akuzat e opozitës dita-ditës po provohen me fakte, duke zbuluar lidhjet e disa prej politikanëve të Partisë Socialiste me krimin.

“Në 5 vite ato që ne kemi thënë si opozitë, sot po dalin qartazi të lidhur me krimin. Atë që ne kemi kërkuar dhe kërkojmë me forcë sot, që gjenden në përgjimet e prokurorisë dhe përgjimet e partnerëve, këta zotërinj mund të dënohen sic ndodhi me ish-deputetët e PS, që tu vijë radha pas 5 vitesh apo edhe më shumë. Por ne kërkojmë që sot pa asnjë vonesë të bëhet kontrolli i integritetit dhe pasurisë së politikanëve, njësoj si me gjyqtarët dhe policët. Nuk ka më arsye pse politikanët të jenë të privilegjuar në këtë shoqëri. Nuk ka arsye për ta shtyrë në kalendat grekë këtë proces.” – tha Slianji.

Mbas fjalimit të tij deputeti i PD u largua nga salla.