Ballina Politikë PD, reagon Alibeaj për largimin e avokates së shtetit

PD, reagon Alibeaj për largimin e avokates së shtetit

Pas sqarimit të kryeministrit Rama për largimin e Alma Hickës nga detyra e avokates së shtetit, si një largim plotësisht i vullnetshëm për arsye personale dhe jo si një shkarkim nga detyra, doli edhe reagimi i parë i Partisë Demokratike.

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj reagoi me anë të një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook duke thënë se si rrallë herë Rama ka thënë të vërtetën.

“Për herë të parë Edi Rama thotë të vërtetën! Ai nuk e ka shkarkuar Alma Hickën. Edi Rama do ta çojë avokaten e korrupsionit të tij, këshilltare në Gjykatën e Lartë, me qëllim për ta bërë anëtare të Gjykatës së Lartë. Me vetingun e partisë dhe me votën e krimit në parlament, reforma në drejtësi është që tani e kompromentuar !”- është shprehur tekstualisht deputeti