Ballina LAJME PD: Rama po e mbron me metoda mafioze, Dako duhet arrestur

PD: Rama po e mbron me metoda mafioze, Dako duhet arrestur

Partia Demokratike ka insistuar sërish sot në arrestimin e kryebashiakut të Durrësit, Vangjush Dakos.

Deputeti Klevis Balliu tha se Dako është simboli i pushtetarit që duhet të paguajë me burg, krimin e blerjes së votave nëpërmjet bandave të krimit të organizuar. Përgjimet e dosjes “339” vërtetojnë krimin. Rama po e mbron me metoda mafioze, duke e mbajtur dosjen të kyçur në sirtarët e prokurorisë.

Dosja “339”, shtoi Balliu, fakton se kryetari i bashkisë së Durrësit pasi ka blerë vota me kreun e bandës së Durrësit, e falenderon atë. Përgjimet kanë treguar se banda e Avdyljave i kërkon Dakos të ndërhyjë për të larguar forcat speciale. Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë, sepse po manipulon provat, i ndihmuar nga kryeministri Edi Rama.”