Ballina Aktualitet PD, protesta e opozitës së bashkuar, rrugët që do të bllokohen në...

PD, protesta e opozitës së bashkuar, rrugët që do të bllokohen në të gjitha qarqet e vendit

Pasditen e sotme, duke filluar nga ora 18:00, opozita ka vendosur përshkallëzojë aksionin politik të mosbindjes civile, duke bllokuar akset kryesore të rrugëve në të 12 qarqet e vendit. Vendim u mor dje, pas takimit që lideri demokrat Lulzim Basha pati me aleatët.

Më pas, në një prononcim për mediat, kreu i Partisë Demokratike tha se kjo formë proteste vjen si një “intensifikim dhe përshkallëzim i mosbindjes civile.”

Akset rrugore që do të bllokohen nga protestuesit e opozitës së bashkuar janë:

  • Qarku i Kukësit – Ura e Drinit në hyrje të Rrugës së Kombit
  • Qarku i Shkodrës – Rruga Shkodër-Koplik
  • Qarku i Lezhës – Mbikalimi i Milotit
  • Qarku i Dibrës – Ura në kryqëzimin Burrel-Rrëshen-Klos
  • Qarku i Durrësit – Mbikalimi në Plepa
  • Qarku i Tiranës – Kryqëzimi tek Sheshi “Shqiponja”
  • Qarku i Elbasanit – Mbikalimi në Bradashesh
  • Qarku i Korçës – Hyrja e rrugës kombëtare në Korçë
  • Qarku i Gjirokastrës – Kryqëzimi i rrugës Përmet-Tepelenë-Gjirokastër
  • Qarku i Fierit – Rruga kombëtare tek ura e Mbrostarit
  • Qarku i Beratit – Rruga Berat-Ura Vajgurore, pranë Urës Vajgurore
  • Qarku i Vlorës – Hyrja e superstradës Vlorë-Levan