Ballina Aktualitet PD, protesta e 8 korrikut, Basha shpreh mirënjohjen për pjesëmarrësit e shumtë

PD, protesta e 8 korrikut, Basha shpreh mirënjohjen për pjesëmarrësit e shumtë

Kryetari i Partisë Demokratike dhe lideri i opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Facebook ka falenderuar dhe ka shprehur mirënjihjen e tij për pjesëmarrësit e shumtë në protestën e mbrëmshme, të cilën Basha e quan si “betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Evropa.”

“Mirënjohje të thellë dhe falenderime nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa, – shkruan Basha. – Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë! Detyra më e madhe, prioriteti numër një, është t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë.”

Në postimin e tij në Facebook, Basha ka bashkangjitur edhe dhjetra fotografi nga protesta e mbrëmshme.