Ballina Aktualitet PD, protesta e 25 majit, Basha takon drejtuesit e partive aleate

PD, protesta e 25 majit, Basha takon drejtuesit e partive aleate

Lideri demokrat Lulzim Basha, në orën 10:30, në selinë e Partisë Demokratike, do të zhvillojë një takim me drejtuesit e forcave politike aleate. Takimi i Bashës me aleatët vjen dy ditë para protestës kmbëtare, dhe padyshim që në qendër të bisedimeve do të jetë vazhdimi i aksionit opozitar.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një letre publike, i ka kërkuar kreut të opozitës që të ulen në dialog. Por, duke folur para qytetarëve në Durrës, Basha e quajti “teatër” këtë lëvizje të Ramës, duke theksuar se “dorëheqja e Ramës është kusht i panegociueshëm.”