Ballina Aktualitet PD, platforma e propozuar, Basha: Të hapur për negociata me PS, por...

PD, platforma e propozuar, Basha: Të hapur për negociata me PS, por pa këtë qeveri

Pas propozimit të platformës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, një dokument ky që u bë i njohur sot gjatë një takimi të të gjitha forcave politike të koalicionit opozitar, lideri demokrat Lulzim Basha ka theksuar se alternativa e opozitës do të konkretizohet përmes negociatave me mazhorancën, por largimi i qeverisë së kryeministrit Edi Rama mbetet kushti parësor.

“Si do të shkohet drejt produktit që propozojmë ne? – ka thënë lideri i opozitës. – Natyrisht me negociata, duke pasur përballë kundërshtarin e PS, duke insistuar për një frymë dialogu në shërbim të interesit kombëtar për të ndalur rënien kokëposhtë drejt një gremine.”

Por, pavarësisht gadishmërisë për negociata, Basha e ka bërë të qartë se negociatat nuk do të bëhen me këtë qeveri me Ramën kryeministër. “Parakushti për dialog është largimi i kësaj qeverie të kapur në afera korruptive, të kapur në bashkëpunim me kriminelë teksa vjedhin zgjedhjet, – ka deklaruar Basha. – Të kërkosh të ulesh me një përdhunues serial dhe t’i besosh procesin e ardhshëm zgjedhor kjo është pabesi, është kriminale. Në vendet e Evropës ai do ishte ndjekur penalisht. Ai është edhe përdhunues, edhe kujdestar… Kushti ynë paraparak është largimi i Ramës dhe hapja e rrugës drejt një procesi normal dialogu.”