Ballina Politikë PD, Paloka sfidon Lleshin: Arresto Dakon dhe provo që s’je kukull

PD, Paloka sfidon Lleshin: Arresto Dakon dhe provo që s’je kukull

Numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka sfiduar hapur Sandër Lleshin të provojë se nuk është një kukull e Edi Ramës, menjëherë pas emërimit të tij në postin e zëvendës ministrit të Brendshëm.

Në një deklaratë për mediat, Paloka është shprehur se Parlamenti ka hapur rrugën e drejtimit të Ministrisë së Brendshme nga një tjetër ushtar i Edi Ramës, fundi i të cilit do të jetë i njëjtë, një peng i krimit të organizuar.

Paloka shkruan se Sandër Lleshi nuk ka për ta luftuar dot krimin, sepse pushteti politik i shefit të tij varet nga blerja e votës nëpërmjet bandave dhe krimit të organizuar. Sipas tij, e vetmja mënyrë që Sandër Lleshi të provojë se nuk është një kukull është që ai të mospengojë arrestimin e Vangjush Dakos, pjesë e dosjes 339 dhe  çdo ministri, deputeti, kryebashkiaku apo drejtuesi të Partisë Socialiste të përfshirë në ndonjë dosje tjetër.

“E ka shumë të thjeshtë të provojë që sot se nuk është një kukull, ai nuk duhet të pengojë arrestimin e Vangjush Dakos.” -u shpreh Paloka ne daljen per mediat nga PD, ndërsa shtoi se përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës,”- shton më tej nënkryetari i PD.