Ballina Aktualitet PD, Noka krah protestuesve: Po nxirren në rrugë të madhe

PD, Noka krah protestuesve: Po nxirren në rrugë të madhe

Gjatë protestës së sotshme të banorëve të zonës së Astirit, ka dalë në mbështetje të tyre edhe deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka.

Noka pohoi se qeveria duhet të bëjë një dëgjesë me këta banorë, që sipas tij po nxirren në rrugë të madhe.

“Në këto ditë proteste askush nuk ka ardhur këtu t’i takojë qytetarët. Askush nga këta banorë nuk është kundër ndërtimit të rrugës, por të gjithë protestojnë se po nxirren në rrugë të madhe, pa shtëpi dhe katandi. Askush si ka vlerësuar banesat e tyre, as nuk i ka matur,”- tha deputeti i PD.