PD ngre komisionin me pesë anëtarë, të cilët do të përzgjedhin kandidatët për deputetë (EMRAT)

43

Prej disa ditësh anëtarët në çdo degë lokale të Partisë Demokratike kanë nisur procesin e propozimeve të kandidaturave që do të garojnë për deputetë, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Forumet më të larta të partisë, kryesia e më pas Këshilli Kombëtar me propozim te kryetarit Basha përzgjodhën anëtarët e komisionit, i cili do të bëjë vlerësim e kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie, në zgjedhjet e ardhshme.

Genc Ruli rikthehet me ftesë Bashës si anëtar i komisionit, bashkë me një ish-themelues te Partisë Demokratike Besnik Mustafaj, të cilët do të merren pikërisht me vlerësimin e secilit kandidat.

Gjithashtu si anëtar do të jenë:

Mark Marku, pedagog

Bujar Nishani, ish-presidenti i Shqipërisë.

Enriketa Papa, pedagoge në Universitetin e Tiranës.

Komisioni do të ndihmohet nga Sekretariati i përbërë nga Sahit Dollapi, Sekretar Organizativ dhe Ervin Minarolli, Sekretar i Burimeve Njerëzore.

Deri në 15 shtator do duhet të hartohet lista me emrat e kandidatëve të cilët plotësojnë kriteret, për t’ia dërguar sërish për votim anëtarësisë.

Kjo e fundit ka te drejtën e përzgjedhjes së 80 përqind të kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie.

Faza e fundit është vendimmarrja nga kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD-së.

Në fazën e parë të propozimeve, proces i cili zgjati 6 javë, janë identifikuar një numër i madh kandidatësh.