Ballina Aktualitet PD, lideri i opozitës Lulzim Basha prezanton platformën për qeverinë tranzitore

PD, lideri i opozitës Lulzim Basha prezanton platformën për qeverinë tranzitore

Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë prezantuar një program të detajuar, ku kanë nënvizuar se cilat do të jenë detyrat e qeverisë tranzitore. Në thelb të dokumentit të prezantuar nga opozita e bashkuar mbetet dorëheqja e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, emërimi i një qeverie tranzitore dhe garantimi i zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat Lulzim Basha tha se “jemi në një krizë politike dhe ekonomike.” “Jemi në kushtet e një kolapsi ekonomik, – tha Basha. – Shëndetësia dhe arsimi në kolaps, dhe shkak për këtë është korrupsioni. Prokuroia është e kapur, drejtësia nuk ekziston, vetingu një hanxhar politik.”

Opozita nuk ka ndryshuar qëndrimin e vet për zgjedhje pa Edi Ramën, ndërkohë që ka nënvizuar se edhe zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë. “Zgjedhje me Ramën kryeministër nuk do të ketë, zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë, – ka deklaruar Basha. – Zgjedhjet pa të janë farsë. Ne nuk do lejojmë më që krimi të bëjë zgjedhje në Shqipëri, do ta mbahen vetëm pasi të ndëshkohen hajdutët e votave.”