Ballina Aktualitet PD, kryetari Basha takon ish-deputetët: Thirrje bizneseve për t’iu bashkuar protestës

PD, kryetari Basha takon ish-deputetët: Thirrje bizneseve për t’iu bashkuar protestës

Kreyedemokrati Lulzim Basha, gjatë një takimi të zhvilluar sot me ish-deputetë të Tiranës dhe me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike në të gjithë vendin, ka kërkuar prej tyre që të zhvillojnë takime masive dhe të shtrira në nivel kapilar në të gjitha bizneset e Tiranës.

Lideri demokrat ka porositur ish-deputetët që deri në protestën e së dielës, më 2 qershor, ata të kenë zhvilluar takime me të paktën 40 mijë biznese në kryeqytet dhe t’i ftojnë ata në protestën e shtatë kombëtare të opozitës së bashkuar.

Mes porosive të kryetarit Basha për ish-deputetët, vihet re edhe shpërndarja e fletëpalosjeve në bizneset e vogla, ku përmes të cilave synohet informimi i qytetarëve për programin që ka Partia Demokratike për bizneset, kryesisht ato familjare.