Ballina Aktualitet PD, kryetari Basha: Takimi i vetëm me Ramën, më 16 mars

PD, kryetari Basha: Takimi i vetëm me Ramën, më 16 mars

Protesta mbarëpopullore e radhës, e shpallur nga opozita, është caktuar më 16 mars dhe, sipas kreut të demokratëve Lulzim Basha, ky është “takimi” i vetëm që ai do të zhvillojë me kryeministrin Edi Rama.

Në përfundim të një mbledhje me grupin e ish-deputetëve të Partisë Demokratike, kryedemokrati Basha i ktheu përgjigje kryeministrit Rama për ftesën për takim, të artikuluar një ditë më parë nga Samiti II i Diasporës, në Tiranë.

“Do t’i japim fund qeverisë së lidhur me krimin dhe do zgjedhim një qeveri të popullit. Takim i vetëm që do zhvilloj është ai me qindra mijëra shqiptarë më 16 mars,” – tha Basha.