Ballina Aktualitet PD, kryetari Basha: Qytetarët u dhunuan

PD, kryetari Basha: Qytetarët u dhunuan

Banorët e zonës së Astirit të cilët preken nga Unaza e Re kanë dalë sërish në protestë mbrëmjen e sotme në ditën e 22 të tyre.

Në mbështetje të banorëve ka qenë edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili tha se nesër PD do publikojë fakte të reja për projektin që ai e quan korruptiv. Sipas Bashës, policia ka dhunuar qytetarët të cilët protestojnë për të drejtat e tyre duke mos kursyer as të miturit.

“Është një provë e qeverisë së Edi Ramës, dhe i mban ata si të burgosur politikë dhe liron kriminelët. Nesër do të publikojmë fakte tronditëse se sa e madhe është kjo vjedhje. Arrestimi dhe keqtrajtimi 12 qytetarëve nuk duhet të mbetet jashtë vëmendjes së medias. Kanë rrahur një 17-vejcar dhe imagjino se çfarë ka ndodhur me të tjerët.”- tha kryetari i Partise Demokratike.