Ballina Aktualitet PD, kryetari Basha: Më 16 mars, protestë mbarëqytetarë kundër qeverisë së krimit...

PD, kryetari Basha: Më 16 mars, protestë mbarëqytetarë kundër qeverisë së krimit (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur poshtë mundësinë e takimit me kryeministrin Edi Rama pas ftesës së këtij të fundit për dialog. “Hapi i vetëm për të çuar vendin në Evropë është t’i japim fund qeverisë së krimit, – ka thënë Basha. – Takimi i vetëm që unë kam është ai më 16 mars me qytetarët shqiptarë dhe qindra takime të tjera përpara asmablesë së krimit.”

Ndërkohë, sa i përket mesazheve që vijnë nga përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian, Basha the se opozita nuk kërkon asgjë më shumë se sa ajo që vetë Evropa predikon. “Nuk nuk kërkojmë asgjë për vendin tonë se sa kushtet që Evropa ka krijuar për qytetarët e tyre. Shqiptarët nuk hanë e pijnë në hotele luksoze, por jetojnë në kushte të vështira. Nuk mund të kërkojnë asgjë më pak për shqiptarët se sa kërkojnë ata për qytetarët e tyre,” – ka shtuar lideri i Partisë Demokratike.