Ballina Aktualitet PD, kryetari Basha: Largimi i Ramës është i panegociueshëm, koha të luftojmë...

PD, kryetari Basha: Largimi i Ramës është i panegociueshëm, koha të luftojmë për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një postim në Facebook ripërsëriti faktin se largimi i kryeministrit Edi Rama është kusht i panegociueshëm për opozitën. Basha thekson se tashmë duhet të luftojmë për Shqipërinë si e gjithë Europa, ndërsa nënvizoi edhe faktin se, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve, zgjedhjet e 30 qershorit u anuluan.

“Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve, – shkruan lideri demokrat. – Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 qershorit u anulluan.”

Më tej, Basha vazhdon duke ritheksuar se “pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve.” “Largimi i Ramës është i panegociueshëm,” – shkruan Basha.