Ballina Aktualitet PD, Kryesia largon deputetin Murrizi, nuk dorëzoi mandatin

PD, Kryesia largon deputetin Murrizi, nuk dorëzoi mandatin

Partia Demokratike mbajti pak më parë mbledhjen e Kryesisë së saj, ku zbardhi dhe tre pikat kyçe të saj.

Kryedemokrati Lulzim Basha tha se pika e parë e rendit të ditës është aksioni politik pas dorëzimit të mandateve. Pika e dytë është ngritja e shtabeve të punës dhe pika e tretë është propozimi për shkarkimin nga funksionet dhe anëtarësia e Myslym Murrizit për shkeljen e vendimit të Grupit Parlamentar, kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD.

Rikujtojmë se ditën e djeshme, pas protestës para parlamentit, deputetët e opozitës dorëzuan zyrtarisht dorëheqjen nga mandati, me qëllim krijimin e një krize institucionale që do të detyrojë kryeministrin Rama të japë dorëheqjen dhe pranimin e krijimit të një qeverie tranzitore.