Ballina Aktualitet PD, kryedemokrati Basha uron fituesit e zgjedhjeve në Kosovë

PD, kryedemokrati Basha uron fituesit e zgjedhjeve në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar fituesit e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare në Kosovë, Lëvizjen Vetëvendje dhe Albin Kurtin, së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Vjosa Osmanin.

Me anë të një postimi në Facebook, kryedemokrati Basha tha se “populli i Kosovës dha një shembull frymëzues me pjesëmarrjen civile dhe masive në zgjedhje.”

“Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik, – thekson lideri demokrat në mesazhin e tij. – Populli i Kosovës votoi për ndryshim duke mandatuar opozitën për të udhëhequr në rrugën e transformimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik. Urimet më të përzemërta LVV dhe LDK, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, për fitoren. Përgëzime udhëheqësve të forcave të tjera politike garuese në këto zgjedhje që me qëndrimet e tyre europiane japin garanci për ecjen përpara të Kosovës. Dje, populli i Kosovës dha një shembull frymëzues me pjesëmarrjen civile dhe masive në zgjedhje.”