Ballina Aktualitet PD, kryedemokrati Basha përshëndet fitoren e kancelarit austriak Kurz në zgjedhje

PD, kryedemokrati Basha përshëndet fitoren e kancelarit austriak Kurz në zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur fitoren e kancelarit Sebastian Kurz dhe të Partisë Popullore që ai drejton në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare që u zhvilluan në Austri. Kryedemokrati Basha i ka përcjellë kancelarit Kurz urimin e tij, ndërkohë që në Facebook ka postuar edhe mesazhin e tij me këtë rast.

“Mbrëmë i përcolla urimet më të përzemërta mikut tim kancelarit Sebastian Kurz dhe simotrës tonë Partisë Popullore të Austrisë për fitoren e thellë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Austri, – shkruan Basha. – Vendimi i liderit të OVP, Sebastian Kurz, ku ndonëse pa asnjë përgjegjësi personale apo politike, vendosi t’i rikthejë mandatin qytetarëve pas akuzave ndaj partnerëve të tij në qeveri për “pazare” për vota, është shembull kurajo dhe moraliteti qytetar dhe politik. Me votimin e djeshëm qytetarët austriakë dhanë një mbështetje të jashtzakonshme për këtë vendim të Sebastian Kurz dhe Partisë Popullore të Austrisë, të cilët janë aleatë të paçmueshëm të Shqipërisë dhe model për politikën shqiptare.”