Ballina Aktualitet PD, kreu Basha: Zhvendosën shtratin e Lanës për të pastruar 60 milionë...

PD, kreu Basha: Zhvendosën shtratin e Lanës për të pastruar 60 milionë euro

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur së fundmi se  kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve tek Unaza e Re, pasi do pastrojnë 60 milionë euro të krimit me anë të ndërtimeve që sipas tij do ndërtojë Edmond Bego, i akuzuar për trafik droge.

Basha ka publikuar edhe videon në Twitter, ku shihet sipas tij zhvendosja e shtratit të Lanës për t’i hapur rrugë këtij projekti.

“Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve! Këtë e bënë vetëm që t’i hapin rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge, ku do të pastrohen 60 milionë euro të krimit. Ndaj ata nuk e duan Vettingun në politikë!” – shkruan kreu i PD.