Ballina Politikë PD, kreu Basha thërret Kuvendin në dhjetor

PD, kreu Basha thërret Kuvendin në dhjetor

Partia Demokratike do të mbledhë në 15 dhjetor Kuvendin Kombëtar të saj për të përmbyllur procesin e saj të organizimit dhe do të votohen anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

Vendimi është marrë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha pas mbledhjeve të zhvilluara në kryesinë e PD.

Përmes një urdhri të brendshëm, Basha ka urdhëruar në këtë fundjavë në të gjithë vendin PD të zhvillojë zgjedhjet për kryetarët e degëve  në mënyrë që një muaj më pas secili prej të zgjedhurve të ketë të drejtë vote në Kuvendin e PD.

Sipas burimeve nga PD, pjesa më e madhe e të delegurave për procesin e ristrukturimit kanë depozituar në selinë blu propozimet për kryetarët e degëve, ndërsa ditën e shtunë dhe të diel do të zhvillohen zgjedhjet e brendshme. Pas zgjedhjeve të drejtuesve në seksione dhe grupseksione, përzgjedhja e drejtuesve të rinj që do t;i hapë rrugën krijimit të ekipit të ri të PD, e që do jenë në krah të Bashës për të kërkuar votat në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe ato parlamentare.