Ballina Aktualitet PD, kreu Basha sulmon kryeministrin: Rama është një hajdut

PD, kreu Basha sulmon kryeministrin: Rama është një hajdut

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është bashkuar sërish protestës së sotshme të banorëve të Astirit dhe në një prononcim për mediat sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama.

Ai theksoi se projekti i Ramës është për vilën e këtij të fundit në Surel, duke e cilësuar si antiligjor dhe me një vlerë që arrin rreth 40 milionë euro.

“Edi Rama është një hajdut. Këta banorë janë këtu se ai do vjedhë 40 milionë euro, duke shkelur ligjin dhe Kushtetutën dhe ligjin për shpronësim. Ai është projekt për vilën e Surrelit. Agai i ka bërë pazaret, për të vjedhur 40 milionë euro,” – tha Basha për mediat.