Ballina Aktualitet PD, kreu Basha shpërthen ndaj kryeministrit: Po përdor policinë si burracak

PD, kreu Basha shpërthen ndaj kryeministrit: Po përdor policinë si burracak

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Rama është shfaqur para shqiptarëve, duke sulmuar këdo. Kërkon tu rrëmbejë pronën banorëve dhe të përfitojë nga megaafera 40 mln euro. Është i obsesuar të mbrojë marrëveshjen që ka lidhur për të vjedhur 40 mln euro, ndaj po burgos qytetarë të pafajshëm nëna e fëmijë. Flet nga mëngjesi në darkë për karrigen e tij, për tepsinë e tij është gati të flakë në rrugë qindra familje pa strehë. Po përdor policinë si burracak duke vendosur vajza të pambrojtuara në rresht të parë. I përdor me propagandë dhe do të pëlqente ta bëje dëshmore me zor o plehër, mesiguri që mezi po pret o i sëmurë. Por ajo nuk duhej të vihej në radhë të parë, ” – u shpreh ai.