Ballina Aktualitet PD, kreu Basha: Rama mohon veten për të vjedhur 40 milionë euro

PD, kreu Basha: Rama mohon veten për të vjedhur 40 milionë euro

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka postuar një video në rrjetin e tij social Facebook, deklaratën e kryeministrit Rama në 2013 kur ju kërkoi votën banorëve të “Unazës së Re”.

“Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk do të prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet,” – deklaroi në vitin 2013 Rama.

Por sot kreu i opozitës Basha, thekson se për të siguruar vjedhjen 40 milionë euro, Edi Rama, mohon dhe vetveten. Në postimin e tij, Basha sjell me video mohimin që i bëri Rama premtimit të tij elektoral vetëm dy ditë më parë.