Ballina Aktualitet PD, kreu Basha: Protestat do vijojnë në Tiranë dhe rrethe

PD, kreu Basha: Protestat do vijojnë në Tiranë dhe rrethe

Pas mbledhjes së kryesisë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri të ditur për mediat vendimet e marra sot gjatë saj.

Sipas tij, demokratët kanë vendosur të protestojnë jo vetëm në rrethe por edhe në kryeqytet, madje për këtë do të hartohet një kalendar me të gjitha datat.

“Do hartojmë një kalendar protestash popullore në të gjithë vendin dhe protestave kombëtare në Tiranë”,- u shpreh kryedemokrati.

Gjithashtu kreu Basha theksoi se demokratët bashkë me protestat do vazhdojnë të shpalosin alternativën dhe programin e PD. Ai shtoi se partia synon të fuqizohet dhe se nuk heq dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme, prandaj edhe po punohet për gjetjen e kandidatëve më të denjë.