Ballina Aktualitet PD, kreu Basha: Projekti i Unazës është korruptiv

PD, kreu Basha: Projekti i Unazës është korruptiv

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në Forumin “Studentët për qeverisjen e mirë” se projekti për Unazën e Re është një projekt korruptiv.

Sipas Bashës, shpronësimi i banorëve që preken nga projekti është i garantuar me ligj, por ligji shkelet nga vetë shteti dhe qeveria.

“Kanë bërë një projekt dhe duan të prishin 370 banesa. Projekti është me tender korruptiv dhe nuk ka pasur garë. 40 milionë euro për 2 km rrugë. I pyeti njeri banorët dhe inxhinierët? Askush nuk u konsultua. Ligji është shkelur nga të dyja këmbët nga vetë shteti dhe qeveria. Është shkelur ligji sepse shpronësimi i banorëve është i garantuar me ligj,” – u shpreh Basha në fjalimin e tij.