Ballina Aktualitet PD, kreu Basha: Kemi miratuar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë

PD, kreu Basha: Kemi miratuar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas një takimi me përfaqësues të Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe, deklaroi se PD ka miratuar proçesin për përzgjedhjen e kandidatëve deputetë. Basha tha se PD, që prej muajt prill, ka miratuar statusin për keto përzgjedhje, duke u mbështetur tek integriteti dhe vlerat morale.

“Partia Demokratike prej prillit ka miratuar në statutin e saj një proces të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë që e kalon vendimmarrjen tek anëtarësia e Partisë Demokratike, – ka thënë kryedemokrati Basha për mediat. – Po ashtu ka vendosur po në këtë statut garancitë që kandidatët të jenë njerëz me integritet dhe vlera të larta morale dhe përkushtim ndaj vlerave për të cilat qëndron Partia Demokratike, demokracisë e lirisë. Sot, demokracia shqiptare ndodhet në një krizë të thellë. Qytetarët shqiptarë shohin se përfaqësohen nga njerëz në Kuvend që s’kanë lidhje me partitë politike, siç është organizata e Rilindjes, ku në mesin e saj gjendjen biznesmenë me kredencialë të dyshimta. Kjo duhet të marrë fund.”