Ballina Aktualitet PD, kreu Basha: Po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos

PD, kreu Basha: Po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme nga selia blu, se po përgatitet arrestimi i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, por se kjo gjë nuk e shpëton dot kryeministrin Edi Rama nga përgjegjësia ligjore për vjedhjen e votave.

“Ajo që dua të ndaj me ju një paralajmërim i qartë dhe i prerë për Edi Ramën. Asnjë përpjekje fasadë nuk e shpëton nga përgjegjësia ligjore që ka. Është kapur duke vjedhur zgjedhje me bandat. Orët e fundit janë intensifikuar me lajme se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos. Dosja 339 faktoi se ai dhe zyrtarë të tjerë janë kapur duke vjedhur vota. Mos arrestimi me urdhër të Edi Ramës. Për të mos e arrestuar Rama flijoi Fatmir Xhafën. Arrestimi i Dakos duhet të ndodhë një orë e më parë por nuk e shpëton dot,” – tha Basha.