Ballina Aktualitet PD, kreu Basha: Përgjysmim tarifash, gati platformën për arsimin e lartë

PD, kreu Basha: Përgjysmim tarifash, gati platformën për arsimin e lartë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit ka sulmuar ashpër qeverinë ‘Rama’ lidhur me buxhetin e akorduar për arsimin.

Teksa bëri bilancin e çdo familje shqiptare që ka një fëmijë në universitet, Basha tha se nevojiten 15 milionë lekë për ciklin e shkollimit.

Po ashtu ai bëri me dije se PD ka gati platformën për Arsimin e Lartë, ndërsa do të vijojë konsultimi me pedagogët dhe studentët.

“Të dashur qytetarë gjithsecili prej jush e di ça do të thotë të çosh një fëmijë student. Kostoja mesatare është 25 mijë. Për konvikt e ushqim 220 mijë, për transport dhe urban, 25 mijë. Për tre vite bachelor dhe dy vite master një familje shqiptare duhet të shpenzojë 15 mln lekë të vjetra. Që të mundësojë shpenzimet për një fëmijë të vetëm në universitet familja duhet të kursej 72 mijë lekë të vjetra në muaj. Këto janë shifra, por janë më shumë sesa shifra. Janë të gërvishtura në xhepat e tyre të boshatisura dhe në tavolinat e tyre të zbrazura. Të çosh sot një fëmijë në universitet është e papërballueshme. Propozimet e PD për zgjidhjen e kësaj krize të shkaktuar nga krimi korruptiv; së pari; fasha e studenteve që vinë nga familje poshtë 640 mijë lekë në muaj, të përfitojnë nga tarifat e arsimit të lartë. Efekti buxhetor do të jetë afër 6 mln dollar. Fasha e dytë janë ato familje me mbi 640 mijë lekë me të ardhura në muaj. 18 mln dollarë Edi Rama i ka paraqitur në buxhetin e shtetit për shpenzimet e luksit. Dyfishimi i buxhetit nuk mjafton, pasi duhet një reformë e thellë. PD ka një platformë që do ta diskutojë me pedagogët dhe studentët. Para ka por i duan për vete,” – tha Basha.