Ballina Aktualitet PD, kreu Basha: Më 16 shkurt t’i hapim rrugën Shqipërisë

PD, kreu Basha: Më 16 shkurt t’i hapim rrugën Shqipërisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me banorët e Ballshit. Gjatë fjalimit të tij Basha u bëri apel të gjithë banorëve të bashkohen në protestën e 16 shkurtit.

“Do t’ia heqim Mallakastrën nga kthetrat oligarkëve dhe do tua kthejmë qytetarëve. Kështu siç jeni të gjithë bashkë, më 16 shkurt të derdheni në bulevardin e Tiranës dhe të deklaroni vullnetin tuaj si qytetarë të lirë, si evropianë. Deklaroni vendimin tuaj që t’i hapim rrugën Shqipërisë të mirëqenies e punësimit,” – bëri thirrje kreu i PD.

“Unë ju bëj thirrje të mos braktisni Shqipërinë, këtu mund dhe do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë, për veten tuaj dhe mbi të gjitha për fëmijët tuaj, për rininë e Mallakastrës. Mos u dorëzoni, bashkohuni, shtrini dorën njëri-tjetrit dhe të nisim së bashku një betejë për t’i rikthyer Shqipërinë shqiptarëve,”- shtoi ndër të tjera Basha.