Ballina Aktualitet PD, kreu Basha mbledh kryesinë

PD, kreu Basha mbledh kryesinë

Pas vizitës në Vienë ku zhvilloi një takim me kreun e asamblesë parlamentare të OSCE, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë e kësaj force politike në selinë blu.

Në mbledhjen që ka nisur pak minuta më parë pritet të diskutohet për hapat e radhës që do të ndërmarrë opozita pas vendimit radikal të dorëheqjes masive nga mandatet e deputetit.

Rikujtojmë se ndërkombëtarët, SHBA dhe Bashkimi Evropian, përfshi edhe OSBE, kanë shprehur hapur kundërshtinë për “djegien” e mandateve të opozitës.