Ballina Aktualitet PD, kreu Basha mbledh Kryesinë, përgatitjet për protestën e 16 marsit

PD, kreu Basha mbledh Kryesinë, përgatitjet për protestën e 16 marsit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur këtë të dielë Kryesinë e PD për të diskutuar mbi organizimin e protestë së 16 marsit. Burime nga selia blu bëjnë të ditur se Basha ka deklaruar se largimi i Edi Ramës është çështje e emergjencës kombëtare.

“Në vend nuk ka normalitet, – mësohet të ketë thënë Basha. – Për Ramën asnjë minutë qetësi. Shqipëri me parlament monoparti dhe qeveri të kapur me krimin nuk pranojmë.”

Në lidhje me organizimin e protestës së 16 marsit, Basha ka kërkuar që të kontaktohen sa më shumë njerëz. “Të mbajmë lart frymën antiqeveri, të bëjmë për vete elitën e çdo fushe. Gjithçka në funksion të aksionit politik dhe protestave. Largimi i Ramës është çështje e emergjences kombetare,” – ka thënë Basha.