Ballina Aktualitet PD, kreu Basha: Ligji për Arsimin e Lartë, klientelist dhe korruptiv

PD, kreu Basha: Ligji për Arsimin e Lartë, klientelist dhe korruptiv

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një interviste televizive, është shprehur se forca politike që ai përfaqëson mbështet protestën e studentëve.

Basha gjithashtu theksoi se sipas tij ligji për arsimin e lartë është klientelist dhe korruptiv.

“Protesta është e drejtë, në radhë të parë. Kjo vjen si rrjedhojë e degjenerimit të plotë të arsimit të lartë. Përgjegjësi për këtë ka vetëm një njeri, ai që kaloi Ligjin e Arsimit të Lartë në vitin 2015, Edi Rama. PD e kundërshtoi këtë Ligj me të gjitha forcat. Ne përvijuam qëndrimin tonë politik karshi këtij Ligji. Ne do të anulojmë këtë Ligj që ditën e parë kur të vijmë në pushtet.

“Procesi liberalizimit të universiteteve është një proces që është zhvilluar në shumë vende të botës dhe patjetër që ka defekte, por jo si ajo që ndodhi me Ramën, që me Ligjin e Arsimit të Lartë bëri një ligj klientelist e korruptiv. Qëllimi i Ligjit: shtrenjtimi i arsimit për të çuar studentët në privat. Kostoja e një familjeve për arsimin e lartë është 16 milionë lekë, teksa ka cilësinë më të dobët”, – tha Basha më tej.