Ballina Aktualitet PD, kreu Basha: I bindemi urdhrit të sovranit, e çojmë betejën deri...

PD, kreu Basha: I bindemi urdhrit të sovranit, e çojmë betejën deri në fund

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli sot para mbështetësve të mbledhur në selinë e PD ku Këshilli Kombëtar i kësaj force vendosi unanimisht djegien e mandateve parlamentare.

Ai tha se deputetët e PD do jenë në krah të qytetarëve si qytetarë të thjeshtë dhe se PD iu bind urdhrit të sovranit, e gjithashtu theksoi se PD do e çojë betejën deri në fund.

“Këshilli Kombëtar vendosi djegien e mandateve me efekt të menjëhershëm. Në këtë 20 shkurt ku viti 2019, 28 vite pas rrëzimit të simbolit të diktaturës më të egër që ka përjetuar Europa, Shqiptarët do kenë përkrah PD-në. Njerëzit tanë do të jenë në krahë të qytetarëve si qytetarë të thjeshtë pëtr të vendosur se kurrë më në Shqipëri të mos vendoset një regjim tjetër diktatoriale. Kurrë më të drejtat e njeriut të mos shkelen siç kanë ndodhur këto 5 vite, që vendit ti rikthehen zgjedhjet e lria e të ndershme. Ne hedhim këtë hap pasi kemi shteruar çdo mundësi tjetër, për t’i kthyer legjitimitetin institucioneve. Pas urdhrit të sovranit, i cili ushtoi fuqishëm në protestën më të madhe të 16 shkurtit ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër dhe zgjedhim ti’ bindemi urdhrit të sovranit. Sovrani është populli, jeni ju. Përmes këtij vendimi të vështirë dhe të paprecedentë ne synojmë të çojmë deri në fund betejën tonë për vlerat evropiane,” – theksoi Basha.