Ballina Aktualitet PD, kreu Basha: Buxheti më katastrofë, legjitimon grabitjen e taksave

PD, kreu Basha: Buxheti më katastrofë, legjitimon grabitjen e taksave

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se buxheti i vitit 2019 i miratuar nga maxhoranca është buxheti më katastrofik në 28 vite.

Në një deklaratë për mediat, Basha theksoi se me këtë buxhet legjitimohet zhvatja dhe grabitja e taksave të shqiptarëve.

“Ditën e sotme organizata kriminale ka kaluar buxhetin më katastrofik në 28 vite. Legjitimon zhvatjen dhe grabitjen e taksave tuaja dhe pasuron një grup oligarkësh dhe qeveritarësh. Dy janë karakteristikat e këtij buxheti apo vjedhjeje masive me një votë jolegjitime. Shqipëria në 5 vite të Edi Ramës është katandisur në një vend ku 97% e qytetarëve paguajnë taksa më shumë dhe fatura më të shtrenjta se në vendet e rajonit. Ka nxjerrë nga xhepat e shqiptarëve 1.9 mld euro më shumë. Kjo rritje galoponte taksash që ka çuar në 1.9 mld euro më shumë të marra nga xhepat tuaja nuk ka sjellë asnjë rritje ekonomike por e ka futur vendin në një cikël krize,” – theksoi kreu i PD.