Ballina Aktualitet PD, kreu Basha apel kryeministrit Rama: Largohu brenda 15 shkurtit

PD, kreu Basha apel kryeministrit Rama: Largohu brenda 15 shkurtit

Kryedemokrati Lulzim Basha ka marrë pjesë në protestën e banorëve të zonës së Astirit të cilët vijojnë protestën e tyre prej rreth 3 muajsh kundër shembjes së banesave të tyre që preken nga projekti i Unazës së Re.

Basha i ftoi banorët të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit dhe paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se ka kohë deri më 15 shkurt për t’u larguar.

Kjo qëndresë e juaja iu tregoi shqiptarëve rrugën për t’u përballur me padrejtësinë. Nëse ju do kishit ulur  kokën, shtëpitë tuaja do ishin prishur dhe skandali i Unazës nuk do ishte zbuluar. Ky nuk është Kryeministri i shqiptarëve, por është Kryeministri i kriminelëve dhe hajdutëve. Shërbëtor dhe ortak i tyre. Në 16 shkurt vendi juaj do te jetë atje në shesh në ballë të protestës. Në 16 shkurt nuk është më koha për fjalë sepse fjalët janë thënë. Edi Rama ka kohë deri në 15 shkurt që ti japë zgjidhje politike krizës duke u larguar. Në 16 shkurt dëgjohet vetëm zëri dhe vullneti juaj. Deri më 15 shkurt të largohet nga karrigia që i kanë falur kriminelët dhe ti hapë rrugë zgjidhjes politike, qeverisë tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. Në 16 shkurt mbarojnë fjalët e politikës dhe është koha e zërit të qytetarëve. Një ditë e re do të vijë me qëndresën tuaj. Këta të rinj do kenë të ardhmen që meritojnë. Të gjithë bashkë më 16 shkurt para Kryeministrisë,”- tha ndër të tjera kreu i PD.