Ballina Aktualitet PD, këshilltari Bardhi: Projekti 40 milionë euro i Unazës së Re, i...

PD, këshilltari Bardhi: Projekti 40 milionë euro i Unazës së Re, i paligjshëm

Partia Demokratike deklaroi sot sërish se projekti i Unazës së Re është i paligjshëm e korruptiv.

Këshilltari ligjor i PD Gazment Bardhi tha sot se projekti 40 milionë euro është tenderuar pa studim fizibililiteti, pa vlerësim të ndikimit në mjedis, pa analizë kostoje/përfitimi, dhe pa vlerësim shpronësimesh.

Sipas tij, ligji i sponsorizimeve ndalon sponsorizimet për institucionet shtetërore në fushën e ndërtimit të rrugëve, siç ka ndodhur me projektin e Unazës së Re.

“Përveç kompanive të ndërtimit, Edi Rama ka paracaktuar edhe supervizorin e rrugës, kompaninë ‘dhuruese’ të projektit. Çdo zyrtar i përfshirë në këtë aferë gjigande korruptive duhet të përgjigjet para ligjit!”, theksoi Bardhi.