Ballina Aktualitet PD, kërkesë drejtuar KQZ për shkarkimin e Agim Kajmakut

PD, kërkesë drejtuar KQZ për shkarkimin e Agim Kajmakut

Me anë të një shkrese, Partia Demokratike i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të vendosë për shkarkimin Agim Kajmakut nga posti i kryetarit të Bashkisë së Vorës. Kërkesa e Partisë Demokratike vjen pasi Prokuroria e Përgjithshme ka vërtetuar se Agim Kajmaku ka gënjyer në plotësimin e formularit të dekriminalizimit, pasi nuk kishte deklaruar se ka qenë i arrestuar dhe nën hetim nga autoritetet greke.

Partia Demokratike ka njoftuar se kërkesa drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është bërë nga sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi, duke kujtuar se për këtë vepër të kryer nga Agim Kajmaku ligji parashikon humbjen e menjëhershme të mandatit dhe dënimin e tij me deri në 4 vjet burg.