Ballina Aktualitet PD, ish-deputetja Duma: Rama refuzoi fondet e BE që të vjedhë me...

PD, ish-deputetja Duma: Rama refuzoi fondet e BE që të vjedhë me koncesionet (VIDEO)

Partia Demokratike, në një deklaratë për mediat përmes ish-deputetes Grida Duma, ka vijuar të denoncojë ndërtimin e rrugëve me koncesion, duke theksuar se kjo ishte mënyra e zgjedhur nga kryeministri Edi Rama për të vjedhur fondet publike. Madje, sipas ish-deputetes demokrate, kryeministri Rama për këtë qëllim ka refuzuar edhe fondet e Bashkimit Evropian.

“Sipas të dhënave, pjesa e autostradës që lidh Kroacinë me Bosnjën, prej 335 kilometrash, do të kushtojë 430 milionë euro, – tha Duma. – Mali i Zi ka marrë 399 milionë euro për ndartimin e rrugës që e lidh me Bosnjën dhe Kroacinë. Me rrugët Milot-Balldren, Thumanë-Kashar dhe Kashar-Rrogozhinë, Shqipëria është e përfshirë në këtë projekt gjigand infrastukture me 82 kilometra, por qeveria e Edi Ramës ka vendosur të mos marrë asnjë qindarkë nga Bashkimi Evropian. Arsyeja e vërtetë nuk është braktisja nga Europa, por korrupsioni i Edi Ramës.”

“Kryeministri i votave të vjedhura nuk paraqiti asnjë projekt për financim në Poznan, sepse ai po zbaton në Shqipëri projketin kriminal “1 miliard euro”, të cilin tani të gjithë e njohin si vjedhje e buxhetit përmes PPP me projekte të tejfryra, të pastudiuara dhe të paracaktuara se kush i fiton,” – ka nënvizuar më tek Duma, duke shtuar se “këto kontrata korruptive do të anulohen dhe do të jenë pjesë e paketës antikorrupsion që Partia Demokratike do të zbatoje ditët e para në qeverisje.”