Ballina Aktualitet PD, ish-deputeti Shehu: “Shengeni Ballkanik” i Rama-Vuçiç na largon nga Evropa

PD, ish-deputeti Shehu: “Shengeni Ballkanik” i Rama-Vuçiç na largon nga Evropa

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar lidhur me projektin e krijimit të një hapësire ballkanike pa viza, një ide kjo e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vucic, duke e quajtuar atë endërr të Jugosllavisë së re që “na largon nga Evropa.”

“Rama-Vucic në dakordësi për një “Schengen” të Ballkanit ringjallin një teori të vjetër e të rrezikshme, veçanërisht për shqiptarët, e përputhshme kjo me ëndrrat e Serbisë, e sponsorizuar nga politika skeptike evropiane për rajonin, nga forca të brendshme jo europeiste, si dhe nga shtete lindore prezente në këtë hapësirë, që për interesat e tyre duan ta mbajnë atë jashtë BE,” – shkruan ish-deputeti Shehu.

“Nëqoftëse Rama, me Vucic, kërkon ta kthejë këtë “iniciativë” edhe në një hakmarje apo kërcënim për Evropen, ai veçse na kujton Don Kishotin duke i bërë të gjithë të gajasen, por ndërkaq po dëmton rëndë interesat tona më të mëdha kombëtare, – thekson Shehu. – Ky skenar Rama-Vucic, antishqiptar e antieuropeist, si ai Enver-Tito dikur, duhet ndalur.”