Ballina Aktualitet PD, ish-deputeti Alibeaj: Edhe shtatë kryebashkiakë të tjerë janë të inkriminuar

PD, ish-deputeti Alibeaj: Edhe shtatë kryebashkiakë të tjerë janë të inkriminuar

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka paralajmëruar se Partia Demokratike kishte informacion edhe për shtatë kryebashkiakë të tjerë socialistë që, sipas opozitës, kanë të kaluar të dyshimtë apo kriminale.

Pas denoncimit të rastit të Valdrin Pjetrit në Shkodër, që tashmë ka dhënë dorëheqjen, dhe të Agim Kajmakut në Vorë dhe Mark Babanit në Vaun e Dejës, të cilët janë nën hetim, Partia Demokratike do të nxjerrë të tjerë emra kryebashkiakësh të inkriminuar.

“Ka edhe të tjerë, – ka thënë ish-deputeti Alibeaj për mediat. – Nuk ka asnjë armëpushim. Rastet do të bëhen publike sipas rastit. Janë rreth 10 raste në total. Mund të pasurohen dhe më tej. Vijnë indicie dhe të dhëna, por edhe ne duhet të sigurohemi për vërtetësinë e informacionit.”