Ballina LAJME PD: Dëshmia e Avdylajve tregon se Dako është peng i krimit.

PD: Dëshmia e Avdylajve tregon se Dako është peng i krimit.

Partia Demokratike edhe sot nëpërmjet deklaratës të bërë nga deputëti Luciano Boci ka kërkuar arrestimin e Kreut të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Ai u shpreh se dëshmia e njërit prej antarëve të bandës së Shijakut, Astrit Avdylaj u shpreh “ rrofte Dako, rrofte PS, aty i qaj hallet,” dëshmon se Kryebashkiaku i Durrësit është peng i krimit.

Deputeti i Partisë Demokratike tha se Vangjush Dako duhet të ishte sot pas hekurave për vjedhje të votave nëpërmjet krimit.

“Vangjush Dako ka mashtruar publikisht, kur ka deklaruar se me bandën e Avdylajve ka komunikuar vetëm gjatë fushatës elektorale. E vërteta është se ai ka miqësi me bandën që bën trafik ndërkombëtar droge nga Amerika latine në Europë, e ka përdorur bandën për të blerë vota dhe më pas i ka dhënë favore nga pushteti i tij dhe i Edi Ramës,”- u shpreh deputeit i Partisë Demokratike.