Ballina Aktualitet PD, deputetja Tabaku: Shqipëria në zgripin e errësirës

PD, deputetja Tabaku: Shqipëria në zgripin e errësirës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një statusi në profilin e saj në Facebook tha se vendi ndodhet në zgripin e errësirës pasi është shteti më pak i ndërlidhur sa i përket investimeve në rajon dhe më gjerë.

Sipas Tabakut Shqipëria nga janari 2014 është gdhirë një vend i mbushur në taksa dhe tarifa të reja, ndërsa alternativa është programi ekonomik i PD për të nxjerrë vendin nga kjo situatë.

“Shqiptarët janë sot një popullsi që nuk ka dëshirë të sipërmarrë biznese, inovacione por vetëm sipërmarrjen për emigrim. Rreth 400 mijë kanë tentuar apo janë larguar nga Shqipëria,”- shprehet Deputetja.